Loading…

Ajri në Prishtinë sonte me shkallën më të lartë të ndotjes: Banorët të mos dalin jashtë

  • 15/12/2019 | 22:49

Ajri në Prishtinë sonte me shkallën më të lartë të ndotjes: Banorët të mos dalin jashtë

Ndotje e lartë e ajrit po shënohet edhe sonte në Prishtinë, e cila ka arritur deri në shkallën 215 ose shumë të pashëndetshme. Banorëve, u kërkohet të mos dalin shumë jashtë, shkruan Gazeta Metro.


Ambasada Amerikane përmes matjeve të saj, në orën 22:00 ka regjistruar shkallën 215 të ndotjes së ajrit, që do të thotë shumë e pashëndetshme.

Ndotja e ajrit çdo dimër është bërë dukuri në vendin tonë.

Një ndër shkaqet e ndotjes sipas ekspertëve është ngrohja e pakontrolluar me thëngjill.

Ndërkaq, Ministria e Ambientit kohë me parë ka blerë disa ekrane që janë vendosur në pika të caktuara të kryeqytetit dhe e tregojnë shkallën e ndotjes./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë