Ajri në Prishtinë, do t’u shkaktojë probleme të gjithëve, e në veçanti personave me ndjeshmëri. Kështu thuhet në raportin e Qendrës për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Ndërkaq, siç thuhet në raport, ajri i sotëm është dukshëm më i ndotur se sa ditën e djeshme, pasi dje ndotja ishte 146 ppm dhe “i pashëndetshëm vepër njerëzit e ndjeshëm”, sot ajo është 180 ppm, dhe është i pashëndetshëm për të gjithë.
“Të gjithë do fillojnë të kenë efekte shëndetësore, ata me ndjeshmëri më të madhe do të kenë efekte serioze. Të rriturit dhe fëmijët aktivë, si dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të shmangin ushtrimet e në natyrë, dhe të gjithë të tjerët, sidomos fëmijët duhet të kufizojnë ushtrimet e zgjatura”, thuhet në raport.