Loading…

Ajri në Prishtinë, nën normat e lejuara

  • 23/01/2017 | 12:00

Ajri në Prishtinë, nën normat e lejuara

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.


Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 22.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 97.1µg/m3, ndërsa ditëve të tjera kemi pas këto vlera me 21.01.2017 vlera ka arritur 88.8µg/m3. (Shih grafikonin)

Ndërsa përqendrime të larta janë paraqitur me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 98.1µg/m3, transmeton gazetametro.net.

ajri

Ky përkeqësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pa favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, dukshmëria e dobë (mjegulla), shpejtësia e erës 0.0m/s, lagështia e larte e ajrit 98%, shtypja atmosferike 955.5%, temperatura -11oC. Kjo gjendje ka ndikuar që mos ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen nga industria, transporti dhe nga ngrohtoret kolektive dhe ato individuale, duke përkeqësuar gjendjen e cilësisë së ajrit.

Shënim: #Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar ne vlerën vjetore. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë