Loading…

Ajri në kryeqytet, përmirësohet

  • 18/01/2017 | 11:28

Ajri në kryeqytet, përmirësohet

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur së gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.


Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar më datë 17.01.2017, e cila ka arritur në vlerën 22.6µg/m3.

Fig. Nr.1 Paraqet përqëndrimin e PM10 dhe PM2.5 në Prishtinë

Ndërsa përqëndrime të ulta janë paraqitur me ndotësin PM2.5, i cili ka arritur vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 20.8µg/m3.

Shënim: # Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar ne vlerën vjetore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë