Loading…

Ajo e refuzoi: Donaldi bën dedikimin romantik Beatrixës për Shën Valentin

  • 14/02/2022 | 17:10

Ajo e refuzoi: Donaldi bën dedikimin romantik Beatrixës për Shën Valentin

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj së fundmi kanë patur disa keqkuptime me njeri-tjetrin, ku shkak u bënë batutat e Salsano Rrapit dhe Ermal Mamaqit mbrëmjen që ata darkuan në shtëpinë e “Big Brother VIP”.


Këngëtarja refuzoi të darkonte më pas me Donaldin, dhe ky i fundit është prekur shumë nga veprimi i saj, ku u shpreh se beson që ajo nuk ka arsye për t’u mërzitur.

Ditën e sotme, në kuadër të ditës së të dashuruarëve Beniada ka bërë një bisedë me Donaldin për t’i mbushur mendjen t’i lejnë keqkuptimet mënjanë me Trixën dhe t’i bëjnë një thirrje asaj për ditën e Shën Valentinit.

Pas disa këmbënguljesh, aktori i humorit ka pranuar dhe Beniada menjëherë ka dhënë një mesazh për Beatrix nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Unë dhe Donaldi çojmë një përqafim shumë të madh për një vajzë speciale që unë e dua shumë që quhet Trixa!”- uroi ajo.

Ndërkohë, Donaldi vendosi ta surprizojë partneren e tij nga largësia, duke i bërë thirrje të vëllait për t’i dërguar Beatrix një buqetë të madhe me lule.

“O Romeo shko në një dyqan dhe dërgoi Trixës një tufë me lule të madhe. Ose kush dyqan lulesh që po e dëgjon t’i cojë një buqetë me lule Trixës nga ana ime.”- tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë