Loading…

Ajër i ndotur në tërë Kosovën: Ky qytet është më së keqi

  • 08/12/2019 | 08:48

Ajër i ndotur në tërë Kosovën: Ky qytet është më së keqi

Gjatë tërë ditës, shumë qytete të Kosovës kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë ajrin e ndotur.


Nga matjet e prezantuara nga Ambasada amerikane, del se rekordin e të ndotjes së ajrit në Kosovë e mban Mitrovica, me shkallën 162, që është ajër i pashëndetshëm, kurse Prishtina e Prizreni janë vetëm pak më mirë, me nga 160.

Nga matjet e prezantuara, Drenasi e ka ajrin më të mirë, që shkallën e ndotjes e ka 104.

Kosova kujtohet për mjedisin vetëm gjatë muajve të dimrit, kur Prishtina dhe rrethina ngufaten prej ajrit të ndotur. Në kohën e temperaturave të acarta vlon debati për ndotjen në rrjete sociale.

Ngrihen shqetësime e adresohen probleme, por institucionet përgjegjëse zakonisht luajnë pingpong me përgjegjësinë, shkruan sot Koha Ditore.

Pa leje mjedisore operon edhe termocentrali “Kosova A”. Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, thotë se nuk e vret ndërgjegjja për këtë fakt. Justifikohet me boshllëqet ligjore, që aktivistët thonë se janë krijuar qëllimshëm për t’iu dhënë njerëzve të afërt me politikën dritën jeshile për vazhdimin e degradimit mjedisor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë