Loading…
Airbusi ndërpret prodhimin e aeroplanit më të madh të udhëtarëve në botë
  • 14/02/2019 | 13:48

Airbusi ndërpret prodhimin e aeroplanit më të madh të udhëtarëve në botë

Prodhuesi evropian e aeroplanëve Airbus ka paralajmëruar se do ta ndërpresë prodhimin e aeroplanit të tij superxhambo A380 ne vitin 2021 për shkak të vështirësive për ta shitur atë model të aeroplanit më të madh të udhëtarëve në botë. transmeton Gazeta Metro.

Airbus ka bërë të ditur se aerokompania Emirates ka zvogëluar porositë e saj për këtë fluturake dhe si rezultat nuk ka shumë porosi për As80-ën, të cilat duhet të plotësohet, prandaj nuk ka bazë për të mbajtur prodhimin.

Ky vendim është nxitje për Beoingun rival, ndërsa goditje e madhe për Airbusin.

Prodhuesi evropian e aeroplanëve shpresontye se modeli A389 do të mënjanojë 747-ën e Boeingut dhe të revolucionarizojë udhëtimin me aeroplan, në mënyrë që shumë njerëz të përdorin transportin me aeroplan,

Në vend të kësaj, kompanitë ajrore janë treguar shumë të kujdesshme në blerjen e këtij aeroplani të shtrenjtë, aq të madh sa aeroportet janë detyruar të ndërtojnë pistat e reja dhe t’i modifikojnë terminalet për ta pranuar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë