Loading…

Air Canada pezullon fluturimet drejt New York shkaku i çmimit të karburantit

  • 18/04/2026 | 13:14

Air Canada pezullon fluturimet drejt New York shkaku i çmimit të karburantit

Air Canada ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht fluturimet nga Toronto dhe Montreal drejt aeroportit JFK në New York, nga 1 qershori deri më 25 tetor.


Sipas kompanisë, arsyeja kryesore është rritja e ndjeshme e çmimeve të karburantit të aeroplanëve, të cilat janë dyfishuar që nga fillimi i konfliktit në Iran.

Kjo ka bërë që disa linja të mos jenë më ekonomikisht të leverdishme, shkruan cbc.ca.

Kompania thekson se vendimi është pjesë e një riorganizimi të orarit të fluturimeve, dhe se pasagjerët e prekur do të kontaktohen për t’u ofruar alternativa udhëtimi.

Megjithatë, Air Canada nuk po i ndërpret plotësisht fluturimet drejt zonës së New Yorkut, pasi do të vazhdojë të operojë në aeroportet LaGuardia dhe Newark.

Në total, do të shkurtohen katër fluturime ditore drejt JFK-së gjatë periudhës së verës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë