Loading…

Air Berlin ndërpret fluturimet për në Prishtinë dhe Shkup

  • 20/02/2017 | 12:12

Air Berlin ndërpret fluturimet për në Prishtinë dhe Shkup

Air Berlin do të ndërpresë shërbimet nga Cyrih në Prishtinë dhe Shkup, në fund të muajit të ardhshëm, pasi linja ajrore i nënshtrohet ristrukturimit në përpjekje për të përmisuar financat e saj.


Fluturimi i fundit për në Prishtinë do të jetë më 25 mars, ndërsa shërbimi final për kryeqytetin maqedonas është planifikuar për 31 mars, përcjellë gazetametro.net.

Edelweiss Air dhe Germania Flug do të vazhdojnë të lidhin Prishtinën dhe Shkupin me qytetin e madh të Zvicrës. Zurich ishte destinacioni më i ngarkuar që ka shërbyer jashtë Prishtinës në vitin 2016 dhe i dyti më i ngarkuar nga Shkupi.

Air Berlin është kompania e dytë më e fuqishme në Gjermani e cila në flotën e saj disponon shumë aeroplanë nga më modernët.

Kompania e dytë Ajrore gjermane“Air Berlin”, së bashku me “Kosova Airlines”, kanë startuar me vendosjen e linjës së rregullt në relacionin Zurich-Prishtinë – Zurich me datën 25.10.2009./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë