Loading…

Aida Dërguti tregon pse i tha ‘m*t’ Albin Kurtit

  • 17/04/2019 | 21:10

Aida Dërguti tregon pse i tha ‘m*t’ Albin Kurtit

Aida Dërguti ka folur për ofendimin “m*t” siç e kishte quajtur ajo liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se kur nervozohet, shan ndonjëherë, transmeton Gazeta Metro.


Dërguti thotë se Kurti në atë kohë kishte dalë nga arresti shtëpiak për herë të parë dhe më pas përfundoi i arrestuar.

Sipas saj, ky veprim i Kurtit ishte i pamatur, kur dihej situata tensionuese përbrenda Lëvizjes.

Por, thotë se ofendimi i saj nuk ka ndikuar aspak në përçarjen e Lëvizjes Vetëvendosjes.

“Albini iu shmang edhe njëherë diskutimit që do të duhej dhe po shkonte të arrestohej. E dinim se situate është e rëndë. Me shku në burg pa nevojë kur Lëvizja ishte në gjendje të keqe, ka qenë veprim i papërgjegjshëm. Unë mendoj që duhet filluar diku tjetër këtë debat. Me dhanë një shpjegim. Problemi nuk ka filluar me ofendimin tim, e as pse s’po duam ta bëjmë kryetar. Problemi ka filluar shumë më herët, në një debat mes Albinit e Dardanit, ku Albini e akuzonte atë se po bashkëpunon me UDB’në, përmes Batonit. Unë nuk kam dashur të mos flas keq për askënd, sepse s’kam dashtë që debati me ardh deri këtu, e më pas me thanë që ndarja ka ndodh shkaku i shërbimeve si SHIK’u, sepse s’është e vërtet. Albini e Dardani duhet të dalin në debat e ta sqarojnë krejt këtë situatë”, ka thënë Dërguti  në Rubikon të KTV’së.

Tutje, ajo shtoi se të gjithë në VV e dinë se kur nervozohet, shanë ndonjëherë

“Të gjithë në VV e dinë se kur nervozohem shaj nganjëherë”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë