Loading…

Aida Dërguti ironizon me rritjen e pagës për Kurtin: ‘Hurime popull hurime’

  • 15/02/2022 | 15:29

Aida Dërguti ironizon me rritjen e pagës për Kurtin: ‘Hurime popull hurime’

Ish deputetja e VV’së, Aida Dërguti, ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, pasi u raportua se parashihet rritje page për të me ligjin e ri të pagave, shkruan Gazeta Metro.


Dërguti tha se është ‘’lajm i mirë’’ rritja e pagës, duke ironizuar kështu me Kurtin.

“Lajm i mirë qenka rritja e pagës së kryeministrit. Partia në pushtet e ka patur premtim se pagat më të larta në institucione publike, nuk guxojnë të tejkalojnë trefishin e pagës mesatare. Kjo nënkupton që me automatizëm paga mesatare do të jetë 760 €. Hurime popull hurime”, ka shkruar ajo.

Sot u raportua nga gazeta blic, se Kryeministri i Kosovës do të ketë koeficientin e pagës 19. Vlera e një koeficienti ende nuk është saktësuar në projektligj por ajo do të jetë 120.

Pra, nëse shumëzohet koeficienti i pagës, 19, me vlerën monetare të tij, 120 euro, atëherë paga bazë e Kryeministrit Kurti do të jetë 2,280 euro, pa përfshirë këtu shtesat tjera. Paga e tij do të rritet për 780 euro./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë