Loading…

‘Ai ishte në proces të divorcit me gruan’, flasin familjarët e të dyshuarit për vrasjen e trefishtë

  • 22/04/2019 | 17:02

‘Ai ishte në proces të divorcit me gruan’, flasin familjarët e të dyshuarit për vrasjen e trefishtë

Një familjar i të vrarëve në lagjen “Bill Klinton” në Prishtinë, ka thënë për Insajderin se i dyshuari nuk ka pasur probleme mendore por ka shtuar se i ai dhe bashëshortja e tij kanë qenë në proces të divorcimit, transmeton Gazeta Metro.

“Këta janë kanë në gjyq që s`disa, kanë deshtë me u nda. Me vëtdije”, tha ky familjar.

Ky familjar ka treguar se pasi i dyshuari, dyshohet se kishte vrarë graun dhe renë e kishte telefonuar djalin, të cilin e kishte paralajmëruar se do ta vras edhe vetën.

“Pas vrasjes ky e ka thirrë djalin e vet, K.K. në telefon, i ka thanë unë ta kom vra grunë edhe nanën, tash po e vras veten”, tha ai.

Hasan Krasniqi, është personi i dyshuari i cili vrau gruan e tij, Hysnije Krasniqi dhe renë e tij, Remzije Krasniqi.

Prokuroria Themelore në Prishtinës në një përgjigje për Insajderin ka thënë se kryesi i veprës, Hasan Krasniqi kishte probleme psikike.

Policia e Kosovës po ashtu e ka konfirmuar se vrasja e trefishtë ka ndodhur sot rreth orës 13:20, mirëpo ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë