Loading…

Ahmeti: VV mori 42,05% të votave në Prishtinë

  • 12/06/2017 | 18:11

Ahmeti: VV mori 42,05% të votave në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë një krahasim të rritjes së votave të Levizjes Vetëvendosje në Prishtinë, që nga viti 2013, deri më 2017, duke thënë se në zgjedhjet e djeshme kanë marrë 35.165 vota.


Sipas tij, në vitin 2013, në garën për kryetar të Prishtinës, Vetëvendosje kishte 16,014 vota si subjekt në komunën e Prishtinës ose 20,15%.

“Në vitin 2014, 6 muaj pas fillimit të qeverisjes, në zgjedhjet nacionale, Vetëvendosje kishte 20,968 vota (24,49%). Në vitin 2017, në fund të mandatit qeverisës në Prishtinë, në zgjedhjet e 11 qershorit, ende pa përfunduar të gjitha numërimet, Vetëvendosje ka 35,165 vota ose 42,05%”, thuhet në postimin e Ahmetit në facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë