Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se nëse i kërkohet edhe një mandat i dytë në krye të kryeqytetit, ai është i gatshëm për këtë hap.
Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se kjo i është kërkuar edhe nga partia e tij Vetëvendosje, dhe pasi ta vlerësojë se kjo është rruga e duhur apo jo, ai edhe do të marrë vendim.
“Do të jem këtu sa kërkohet nga unë. Nuk do të rrezikojmë projektin e Prishtinës. VV ka pasur të qartë nga unë që të kandidoj edhe për një mandat, do ta diskutojmë, por nuk e rrezikojmë rrugën e Prishtinës. Nëse e duhura është të vazhdoj, jam i gatshëm”, ka deklaruar Ahmeti. /gazetametro.net.