Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është mundur të fsheh prezencën në jaht sonte rreth orës 20:30 minuta në Budva në Mal të Zi.
Ai pas publikimit të fotove nga gazetametro.net, ku shihet në jahtin ‘Megalodon’, ka dhënë një prononcim për portalin Periskopin. Në këtë prononcim, Ahmeti ka gënjyer duke thënë se është e vërtetë që është duke pushuar në Mal të Zi, por nuk ka qenë në kurrfar jahti.
E vërteta është ndryshe, dhe kjo është e dokumentuar me dy foto të realizuara nga Gazeta Metro.
Metro më pas ka mësuar se jahti ku është kapur Ahmeti, është i Blerim Devollit, të cilin e ka blerë nga Qazim Osmani, i njohur si Felixi i Frankfurtit. /gazetametro.net