Loading…

Ahmeti shpall fitoren e parë, Kërçovën e fiton BDI’ja

  • 15/10/2017 | 21:12

Ahmeti shpall fitoren e parë, Kërçovën e fiton BDI’ja

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, ka shpallur fitoren e parë në zgjedhjet komunale që u mbajtën sot në Maqedoni.


Ai ka pohuar se Kërçova do të udhëhiqet edhe 4 vite nga BDI duke thënë se Fatmir Dehari është fitues atje, ani pse nuk ka akoma rezultat zyrtar, shkruan gazetametro.net.

“Me këtë rast dua që të shpall fitoren e parë në zgjedhjet lokale për mandatin e dytë, Fatmir Deharin. Kërçova në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet sërish nga BDI”, ka thënë Ahmeti.

Ai gjithashtu ka deklaruar se fitore partia e tij ka shënuar edhe në komunën e Pllasnicës, ku sipas tij, kryetar do të jetë Ismail Jahoski.

Ahmeti u shpreh i bindur se BDI po udhëheq në shumicën e komunave, dhe ka shtuar se po mbahet kontakt me shtabet lokale.

“E rëndësishme ka qenë se zgjedhjet kanë shkuar mirë, pa probleme të theksuara dhe në nivel republike udhëheq BDI-ja dhe mendoj që ky do të jetë mandati I 11 fitues për BDI-në. Në pjesën dërmuese të komunave, udhëheq BDI-ja. Shtabi është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet lokale, presim rezultatet të cilat do ti kumtojmë në takimin e ardhshëm”, ka thënë tutje ai.

Ndryshe, sot u mbajtën zgjedhjet në komunat e Maqedonisë për të zgjedhur kryetarët. Akoma nuk ka rezultate zyrtare, mirëpo partitë kanë nisur shpalljen e fitoreve./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë