Loading…

Ahmeti reagon për përqeshjen që po u bëhet asambleistëve

  • 26/09/2017 | 19:10

Ahmeti reagon për përqeshjen që po u bëhet asambleistëve

Në prag të zgjedhjeve lokale të gjithë kemi hasur në shaka të ndryshme që qarkullojnë në rrjete sociale lidhur me kandidatët për asamble. Ndaj kësaj dukurie ka reaguar i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, i cili po kërkon votën e qytetarëve edhe për një mandat. Ahmeti ka thënë se këto shaka shpesh janë të mira, mirëpo qytetarët duket të kenë kujdes që votën e tyre mos ta marrin shaka, shkruan Gazeta Metro.


Ahmeti me këtë rast u ka kujtuar qytetarëve rëndësinë që ka asambleja në jetën e tyre, duke numëruar disa nga përgjegjësitë që kanë asambleistët.

Gjeni pa ndërhyje publikimin e Ahmetit:

Këto ditë lexova shumë statuse të hajgareve me kandidatë për asamble. E pranoj, disa prej këtyre hajgareve po janë shumë të mira dhe po i shpërndajmë edhe në rrjete sociale. Po ashtu, e kuptoj edhe pse. Me 7 mijë kandidatë për zgjedhje komunale vështirë është me kalu në facebook, portal apo webfaqe pa i pa reklamat dhe ofertat. Besa edhe në rrugë e njëjta gjë.

Krejt në rregull, por ju kisha lut si qytetar që edhe votën mos ta merrni hajgare. Kuvendi Komunal vendos shumë për jetën tonë e qe besa për gjana shumë më të afërta për neve se sa niveli qendror. Asambleistët vendosin për planet rregullative e për pronën tonë, për buxhetin se ku shpenzohen paratë tona, për tatimin në pronë që e paguajmë, për çdo rregullore (orari i kafeterive, taksi, transporti publik etj etj) e deri te tarifat për certifikata.

Mund të qeshim me numrin e kandidatëve, ofertat e disa prej tyre por assesi për votën. Është shumë me rëndësi për jetën tonë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë