Loading…

Ahmeti-Qeverisë Kurti: S’luftohet pandemia me Goran Bregoviqin

  • 26/08/2021 | 22:40

Ahmeti-Qeverisë Kurti: S’luftohet pandemia me Goran Bregoviqin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi ka folur në lidhje me masat e reja që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës kundër Covid 19.


Ai i ka dërguar një mesazh Qeverisë së Kosovës dhe Albin Kurtit duke thënë se nuk mund të luftohet pandemia duke u marrë me këngëtarin, Goran Bregoviq.

Ahmeti kërkoi nga Qeveria të pranojë gabimet e bëra me menaxhimin e pandemisë dhe t’i përmirësojë.

Postimi i plotë:

Në opozitë mundesh me i përzgjedh temat me cilat don me u marr, në qeverisje jo!

Mundesh me fol e me u marr me autobusa e çerdhe po duhesh me u marr edhe me gropa.

Mundesh me u marr me ngrohje e QMF, por duhesh me u marr edhe me qentë endacak.

Këtë mësim më së miri po e mëson qeveria sot dhe do ta mësoj çdo qeverisje e re.  Nuk është zgjidh e merr!

Nuk mundesh me luftu pandeminë me Bregoviqin, dhe nuk mundesh me rrit ekonominë me tema nga historia.

Duhesh me u marr me krejt.  Mos bëni panik nga krizat, do ti keni gjithmonë dhe do të ndërrohen vazhdimisht.  Edhe sukseset ehde dështimet janë pjesë e qeverisjes.  Nuk ka supermen e qeveri të përkryer.

Pranoni gabimet, përmirësoni dhe tutje.  Hapësirë ka mjaft se askush nuk dëshiron kthimin e qeverisjeve të kaluara.

Por nuk është sukses të jeni votë e zorrit.  Është të mbeteni votë e vullnetit dhe dëshirës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë