Loading…

Ahmeti: Qeveria ka frikë, nuk ka vota për rishikim të buxhetit

  • 01/08/2018 | 14:13

Ahmeti: Qeveria ka frikë, nuk ka vota për rishikim të buxhetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi sot se mos rishikimi i buxhetit nga Qeveria pritet të shkaktojë probleme në projektet e Komunës së Prishtinës.

Ai e ka dhënë një arsye se pse pushteti nuk e ka bërë rishikimin e buxhetit, e që sipas tij është mungesa e votave në Kuvendin e Kosovës.

Ahmeti, që është edhe kryetar i Partisë Socialdemokrate, tha se Qeveria është frikësuar ta bëjë rishikimin për shkak se nuk i ka 60 vota, e sipas tij nëse nuk do të kalonte atëherë do të binte në pikëpyetje legjitimiteti i Qeverisë.

“Nuk e di arsyen politike se pse nuk kanë shkuar në rishikim, por kjo mendoj se i hendikepon jo vetëm komunat, po i hendikepon edhe organizatat të nivelit qendror. Tash duhet të jemi më kreativ në atë se çka bëjmë, ne për shembull disa fonde prej një projekti i kemi vendosur në një projekt tjetër, të cilat unë jam i sigurt që sivjet kur Auditori e bën auditimin jo vetëm tonin, por të gjithave komunave do të gjejnë plot lëvizje të parave të cilat lehtë do të mund të bëheshin me një rishikim buxhetor”.

“Mendoj që arsyeja kryesore se pse nuk ka shkuar ka të bëjë me numrat në Kuvend, sepse është një Qeveri që nuk i ka të sigurta 60 numra të deputetëve. Mendoj se nuk e kanë dërguar se janë frikësuar pak se nuk kalon. E një Qeveri që e sfidon vetën me votë në Kuvend dhe e humb votën, atëherë gjithmonë shtrohet pyetja e legjitimitetit të asaj Qeverie, kjo ka qenë arsye kryesore e që na shkakton probleme, por jo probleme të pazgjidhshme”, tha ai.

Këto komente kreu i Prishtinës i ka bërë gjatë një konference ku janë paraqitur projektet infrastrukturore të vitit 2018.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë