Loading…

Ahmeti përballet me çaste të pakëndshme gjatë debatit me kundërkandidatët, publiku brohorisin jahti, coca-cola zero

  • 28/09/2017 | 20:31

Ahmeti përballet me çaste të pakëndshme gjatë debatit me kundërkandidatët, publiku brohorisin jahti, coca-cola zero

 Shpend Ahmeti është përballur me disa çaste të pakëndshme në debatin që po zhvillohet në mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës.


Publiku i cili është në emisionin ku po zhvillohet debati kanë ndërhyrë gjatë fjalës së tij duke brohoritur “jahti, jahti, jahti”.

Ahmeti, ndërkohë, vetëm ka qeshur ndaj këtyre brohoritjeve, dhe është ankuar ndaj drejtueses së emisionit se po përballet me pengesa në fjalë.

Ndërkohë,  Ahmeti është zotuar se në mandatin e ardhshëm do të ketë baraspeshim në kabinetin e e tij qeverisës.

“Do të mundohemi të arrijmë kuotën që gjysma e drejtorive të jenë gra”, ka thënë Ahmeti gjatë debatit “Pernime” në rtv 21. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë