I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të degës së PDK’së, Lirak Çelajt, i cila tha se Ahmeti e ka tejkaluar pozitën e tij zyrtare lidhur me dhënien e pronës komunale me afatë të shkurtër për disa çerdhe dhe i ka bërë thirrje Prokurorisë që të shqyrtojë vendimet e kryetarit Ahmeti lidhur me çerdhe publike.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social facebook, tha se të gjithë ata që vizitojnë çerdhet e ndërtuara në Prishtinë e dijnë se janë shumë të mira, dhe do hapen edhe tri të tjera shumë shpejt. Mirëpo, sipas tij çdo gjë e mirë e bërë në kryeqytet është duke i penguar, Lirak Çelajt dhe partisë së tij.
Ndryshe, Çelaj sot ia ka kujtuar kryetarit Ahmeti se dhënia e pronës komunale duhet të jepet nëpërmjet garës së lirë dhe jo të bëhet biseda me persona të caktuara për to. Po ashtu, ka thënë se dhënia e këtyre pronave për Institucionet parashkollore nuk është dërguar në Asamble ashtu si e kërkon ligji./gazetametro.net