Loading…

Ahmeti: Në seancë do të rikonfirmojmë integritetin territorial të Kosovë

  • 27/08/2018 | 17:20

Ahmeti: Në seancë do të rikonfirmojmë integritetin territorial të Kosovë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar bashkimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me Lëvizjen Vetëvendosje, për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme e cila pritet të mbahet para takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Serbisë Aleksandër Vuçiq, në kuadër të fazës finale të dialogut mes dy shteteve.


Ahmeti ka shkruar se në këtë seancë do të rikonfirmohet integriteti territorial i Kosovës.

“LDK, VV e PSD do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme para takimit të paralajmëruar në mes të Thaqit e Vuqiqit me 7 Shtator. Në seancë do të rikonfirmojmë integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë