Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se koalicioni i LDK’së nuk duhet të shkojë në koalicion me PDK’në për formimin e Qeverisë së re.
Ahmeti, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se qytetarët ia kanë dhënë Vetëvendosjes mandatin për ndryshim dhe ka konfirmuar edhe një herë se LVV-ja nuk do të hyjnë në koalicion me PDK-në.
“Qytetarët ja kanë dhënë mandatin LVV për ndryshim! Ne si LVV nuk do të hyjmë në koalicion e as në kurrfarë diskutimi me PDK-në. Mirë është që as LAA të mos shkojë në kurrfarë diskutimi/negociate me PDK-në”, ka shkruar Ahmeti.
Tutje, Ahmeti ka thënë se Vetëvendosja nuk do të lejojë që Thaçi ta deformojë vullnetin e qytetarëve. /gazetametro.net