Loading…

Ahmeti: Kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave edhe në vaksinim

  • 02/09/2021 | 16:09

Ahmeti: Kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave edhe në vaksinim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti për keqmenaxhimin e pandemisë, derisa tha se kanë dështuar edhe në sigurimin e vaksinave por edhe në vaksinim, shkruan Gazeta Metro.


Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti, duke përmendur faktin se 130 mijë vaksina janë shkatërruar, e qindra mijëra të tjera janë refuzuar nga shtetet tjera.

‘’ Në ditët kur shkatërrohen mbi 130 mijë vaksina e refuzohen qindra mija falas nga shtetet e tjera.

Mbi 50 milion britanezë janë vaksinuar me A. Zeneca, mbi 100 milion amerikanë me Pfeizer. Leni teoritë e facebookut. E vërteta është se me vaksinë je më i mbrojtur se pa vaksinë. Fatkeqësi ka qenë me vdek kur ska pas vaksinë. tash është Tragjedi me vetëdije!’’, shkroi Ahmeti.

Në fund ai tha se shteti ka dështuar edhe në sigurimin e vaksinave edhe në vaksinim, derisa apeloj që kjo tragjedi mos të bëhet edhe më e madhe.

Postimi i plotë:

104 vdekje për katër ditë!
Në ditët kur shkatërrohen mbi 130 mijë vaksina e refuzohen qindra mija falas nga shtetet e tjera.
Mbi 50 milion britanezë janë vaksinuar me A. Zeneca, mbi 100 milion amerikanë me Pfeizer. Leni teoritë e facebookut. E vërteta është se me vaksinë je më i mbrojtur se pa vaksinë. Fatkeqësi ka qenë me vdek kur ska pas vaksinë. tash është Tragjedi me vetëdije!
prej korrikut të vitit 2020 kemi kërkuar që fokusi të jetë vetëm në vaksinë. Atëherë jemi përqeshur. Por është prej atyre rasteve kur je i pikëlluar pse e kemi pasur mirë.
kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave edhe në vaksinim. Mos ta bëjmë këtë tragjedi edhe më të madhe!/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë