Autobusët e parë të blerë nga komuna e Prishtinës do të arrijnë sot në Kosovë, ka bërë të ditur kryetari i i Prishtinës Shpend Ahmeti në konferencën përmbyllëse të vitit.
Komuna e Prishtinës ka kontraktuar kompaninë çeke ‘Iveco’ për blerjen e 51 e autobusëve për ndërmarrjen publike Trafiku Urban.
Numri i parë i autobusëve që do të vinë në Prishtinë do të jetë 15.
Blerja e autobusëve urban nga Shpend Ahmeti ka qenë njëri nga premtimet më të mëdha që ka dhënë Ahmeti gjatë fushatës elektorale për kryetar komune.