Loading…

Ahmeti i heq të gjitha fotot me Albin Kurtin nga rrjetet sociale, i lë vetëm ato me ‘krahun Molliqaj’

  • 05/02/2018 | 10:42

Ahmeti i heq të gjitha fotot me Albin Kurtin nga rrjetet sociale, i lë vetëm ato me ‘krahun Molliqaj’

I pari i Komunës së Prishtinës, njëri nga themeluesit dhe fytyrat kyqe të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti është goditja e fundit që do t’i jepet kësaj partie dhe që do të shënojë edhe themelet e partisë së re, tashmë me 10 deputetë e dy kryetarë të komunave.


Shpend Ahmeti po del të jetë në krahun e kundërt me ‘babën’ e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Një gjë e tillë u përflit qysh moti, mirëpo, u konfirmua kur ky i fundit i hoqi të gjitha fotot që kishte me Kurtin nga rrjetet sociale.

Ahmeti që në zgjedhjet e qershorit kishte bërë tifo edhe përmes rrjeteve sociale për Kurtin si kryeministër, po del që është rënditur kundër tij.

LEXO EDHE: Ahmetit i vihen afate: Të përcaktohet se me cilin krah do të shkojë

Edhe pse ai ka qenë i rezervuar gjatë gjithë kohës kur në partinë e tij ka pasur ofendime, dorëheqje e zëra se VV po shkatërrohet përflitej se kjo heshtje e tij po ndodhte për të mos shkaktuar tollovi në kuvendin komunal, pasi që disa nga asambleistët renditeshin në krahun e Kurtit, shkruan express.

Në profilet zyrtare të Ahmetit në rrjetet sociale figurojnë foto me gati të gjitha figurat tjera të VV’së të renditura në krahun e Dardan Molliqaj e Visar Ymerit, por jo ata që nuk kanë dhënë dorëheqje nga partia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë