Loading…

Ahmeti flet për taksën në hyrje të Prishtinës, vlen edhe për prishtinasit

  • 19/11/2020 | 22:27

Ahmeti flet për taksën në hyrje të Prishtinës, vlen edhe për prishtinasit

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka bërë një sqarim rreth taksës për hyrje në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Ai tha se taksa në vlerë prej 10 eurosh që është përfolur, nuk ka pasur paraprakisht asnjë çmim të përcaktuar, dhe nuk kishte të bënte me njerëzit që vinë nga qytetet tjera në kryeqytet.

“Nuk kemi të bëjmë me rampa në hyrje të qytetit, se së pari është antikushtetuese me ia ndalu lëvizjen dikujt. Reagimi i qytetarëve të Prishtinës për një propozim që nuk është bërë, ishte i ndryshëm, madje kishte edhe të tillë që më kanë shkruar duke më thënë ‘bëjë jo 10 por 50 euro’ dhe kjo vjen për tollovinë që bëhet në qytet”.

“Janë dy çështje që ndikojnë në ndotje të ajrit në kryeqytet: ngrohja individuale dhe trafiku”.

“Do t’i lidhim Tophanen, Vranjevcin dhe disa lagje të tjera me ngrohje, me idenë që gjatë 3-5 vjetëve të ardhshme nuk do të kemi më qytetarë që kanë nevojë të ngrohen me qymyr, dhe e dyta është ta zvogëlojmë numrin e veturave”.

Ahmeti tha se kjo taksë do vlente edhe për kryeqytetasit gjithashtu, pasi sipas tij nëse dikush do dëshironte që të shëtiste në qendër të Prishtinës, duhet të paguajë.

“Hyrja në qendër të qytetit me veturë do të kushtonte më shtrenjtë – si për prishtinasit ashtu edhe për të tjerët, pra ky ka qenë propozimi dhe ai që do me shëtitë nëpër qendër duhet të llogarisë që të duhet të paguajë”, u shpreh Ahmeti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë