Loading…

Ahmeti: Është koha që me zemër të zhvillojmë Kosovën

  • 07/06/2017 | 19:24

Ahmeti: Është koha që me zemër të zhvillojmë Kosovën

Kryetari i komunës së Prishtinës dhe kandidati për deputet Shpend Ahmeti ka ndezur atmosferën në tubimin e së mërkurës në Gjakovë.


Në fjalën e tij, Ahmeti tha se ka ardhur koha që Kosova të zgjedh një qeverisje pa korrupsion dhe hajna.

“Jemi shteti me papunësinë më të madhe. Jemi shteti me korrupsionin më të lartë në Ballkan. Unë më 11 qershor nuk do të votoj, dhe iu ftoj edhe juve të mos votoni për ata që e shkatërruan shtetin e gati ia humbën sovranitetin. Unë me 11 qershor do të votoj, dhe ju ftoj edhe juve të votoni për zhvillim. Unë me 11 qershor do të votoj  dhe iu ftoj juve me votu Albin Kurtin kryeministër të Kosovës”, tha Ahmeti.

Ai madje pati disa fjalë edhe për bizneset në Kosovë, me ç’rast tha se në bizneset e Kosovës dominojnë kazinotë.

Vetëvendosje po mban një tubim zgjedhor në Gjakovë, ku paraprakisht ka pasur disa fushata në Has, Rahovec e vende tjera. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë