Loading…

Ahmeti akuzon Çelajn për Trafikun Urban, ky i thotë se po gënjen

  • 18/04/2017 | 13:09

Ahmeti akuzon Çelajn për Trafikun Urban, ky i thotë se po gënjen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka akuzuar Lirak Çelajn dhe Agim Gashin se kanë tentuar të hyjnë me dhunë në Trafikun Urban. Mirëpo, Çelaj e ka cilësuar gënjeshtër këtë pretendim të kryetarit Ahmeti.


Në një postim në Facebook, Ahmeti ka thënë se Çelaj dhe Gashi kanë shfrytëzuar ditë ne dëshmorëve për të tentuar të hyjnë me dhunë në Trafikun Urban dhe sipas Ahmetit, punëtorët e Trafikut nuk kanë lejuar që të dy të hyjnë në ndërmarrje.

“Liraku dhe Agimi paskan vendosë sot me shfrytezu ditën e dëshmorëve me provu me hy me dhunë ne Trafik Urban. Punëtorët nuk po lejojnë që këta njerëz të hynë në ndërmarrje. Pas rehabilitimit të ndërmarrjes po tentojnë të shantazhojnë projektin e rimëkëmbjes. Sulmet tash janë të përditshme, por së bashku me qytetarë duhet ta ruajmë progresin e qytetit”, ka shkruar Ahmeti.

Më pas ka reaguar kryetari i Degës së PDK’së në Prishtinë, Lirak Çelaj, i cili ka thënë se kryetari Ahmeti po gënjen.

“O Shpend Ahmeti 1 prilli eshte vetem nje dite e jo nje muaj. Sot te njejten kohe kemi qene ne homazhe per Diten e Deshmoreve, nuk kam mundur te jem ne te njejten kohe ne dy vende. Sepaku sot kursej qytetaret e Prishtines nga te pavertetat tua”.

Janë të njohura problemet rreth formimit të komisioneve mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike në Prishtinë. Vazhdimisht ka pasur mosmarrëveshje mes Shpend Ahmetit dhe opozitës rreth këtyre komisioneve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë