Kryetari i Prishtinës , Shpend Ahmeti , ka deklaruar se në pjesën e dytë të marsit do të ketë 24 orë ujë.
‘’Sot vizituam punë përfundimtare në Fabrikën e re të Ujit dhe fabrika është gati që pas datës 17 mars të lëshohet në testim dhe deri në fund të muajit shumica e kryeqytetit do të ketë 24 ORË UJË, transmeton gazetametro.net.
Ahmeti përmes një postimi në facebook ka thënë se janë ndërruar një pjesë e madhe e gypave në, është bërë edhe fabrika e re e ujit dhe është përmisuar dukshëm inaksimi.
‘’Janë ndërruar një pjesë e madhe e gypave në vitet 2014 – 2015, me kredinë e KfË dhe pjesëmarrjen e Komunës dhe Qeverisë (me nga 5 milion Euro) është bërë edhe fabrika e re e Ujit, dhe është përmirësuar dukshëm inkasimi’’, tha Ahmeti.
Ndërsa Ahmeti thotë se në vitët në vijim kanë mbetur që të zgjidhen problemet në pikat e larta dhe ndërtesat kolektive.
‘’Në vitet në vijim kanë mbetur që bashkë me Ujësjellësin të zgjedhim edhe problemet në pikat e larta dhe në ndërtesat kolektive (aty ku ka prishje)’’, shkroi Ahmeto në facebook.
Ahmeti përfundon se ky është një ndër lajmet më të mira për kryeqytetin dhe në emër të qytetarëve falënderoi gjithë ata që kanë punuar për këtë ditë./gazetametro.net