Sergio Agero, i intervistuar në programin ‘Tu Diras’, të RAC1, siguroi se nuk do të kishte dyshime në pranimin e një oferte nga FC Barcelona në moshën 33-vjeçare, edhe nëse do ta dinte se Messi do të largohej.
“Po, pa dyshim, do të nënshkruanja përsëri për Barçën. Ka shumë lojtarë që janë të gatshëm të heqin dorë nga paratë që të vijnë këtu. Kur biseda me Barçën e dija që financiarisht nuk ishin mirë, por i thashë agjentit tim se nuk më interesonte për para, doja të shkoja te Barça. Çdo lojtar dëshiron të jetë në Barcelonë. Kur u shfaq mundësia, unë thashë që pa dyshim që doja të vija”, tha Aguero.
“Unë flisja me Leo, por nuk e pyeta shumë, nuk doja ta shqetësoja. Ai më tha në Copa América se dukej sikur po rregullonte gjërat, por ne nuk folëm më për këtë. Kur u kthye, ai më tha se po përpiqej të arrinte një marrëveshje, por ajo që ndodhi atë të enjte ndodhi dhe unë u trondita, si të gjithë të tjerët.”