Loading…

“Agnus Dei” fiton në Hong Kong e New York

  • 31/10/2016 | 20:22

“Agnus Dei” fiton në Hong Kong e New York

Filmi kosovar “Agnus Dei” me skenar e regji të Agim Sopit, bashkëprodhim i AS Film Production dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka fituar edhe dy çmime kryesore ndërkombëtare.

Filmi Agnus Dei ka fituar çmimin kryesor të Festivalit – Owerall Grand Jury Prize.

Agnus Dei, poashtu mbrëmë është shpallur si Filmi më i mirë i metrazhit të plotë /Best Feature Film/ në International New York Film Festival. Festivali prestigjioz i New Yorkut, është unikal për nga forma dhe vlerësimet kinematografike.

Me këto dy çmime të para, filmi Agnus Dei, radhit pas vetes 77 çmime ndërkombëtare duke qenë pjesë e më shumë se 160 festivaleve ndërkombëtare. Gjatë muajve në vijim, ‘Agnus Dei’ do të vazhdoj rrugëtimin edhe nëpër disa evente të ndryshme ndërkombëtare.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë