Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mirëpriti vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila e shpalli fajtore Mirvete Baraliun për sulm dhe kanosje ndaj gazetareve të Lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha, transmeton Gazeta Metro.
Baraliu është dënuar me një vit burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë. Sulmi kishte ndodhur në prill të vitit 2024, ndërsa gazetaret kishin kërkuar trajtim mjekësor pas rastit.
AGK e cilësoi vendimin si një hap të rëndësishëm në luftën kundër sulmeve ndaj gazetarëve dhe kërkoi nga sistemi gjyqësor trajtim më të shpejtë të rasteve të ngjashme, si dhe politika më të ashpra ndëshkimore për sulmuesit e gazetarëve.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mirëpret këtë vendim të shkallës së parë, dhe e sheh si fitore në avokimin e vazhdueshëm që sulmet ndaj gazetarëve të dënohen. AGK-ja i bën thirrje sistemi gjyqësor që të trajtojë edhe të tjera raste të sulmeve të ngjashme dhe t’u jap epilog dënues”, thuhet në njoftim./gazetametro.net