Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me anë të një komunikate për media pas vërejtjeve që u dhanë në Raportin e Progresit të BE-së rreth lirisë së shprehjes dhe të mediave në Republikën e Kosovës.
AGK-ja shprehu shqetësimin e tij rreth të gjeturave të Raportit, veçanërisht me gjendjen e lirisë së shprehjes në Kosovë dhe me ambientin në të cilin punojnë gazetarët.
Në komunikatë thuhet se BE-ja në Raport ka paraqitur probleme për të cilat Asociacioni i Gazetarëve e ka ngritur vazhdimisht zërin dhe me këtë rast kërkuan angazhim të menjëhershëm nga institucionet e shtetit për përmirësim të situatës. /gazetametro.net