Loading…

AGK e konsideron presion kërkesën e koalicioni PDK-AAK-Nisma

  • 02/06/2017 | 11:21

AGK e konsideron presion kërkesën e koalicioni PDK-AAK-Nisma

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e konsideron tendencë për ndërhyrje të drejtpërdrejt në punën e mediave, kërkesën e koalicionit PDK-AAK-NISMA për përfaqësim  të subjekteve, e jo koalicioneve në debate televizive.


Sipas AGK-së edhe pse teknikisht nuk përbën shkelje ligjore kërkesa e partive PDK, AAK dhe NISMA për ta konsideruar koalicionin PAN ndryshe prej partive tjera, megjithatë kërkesa është e padrejtë dhe tendencë për t’i imponuar politikat redaksionale, njëkohësisht edhe kërkesë për shkelje të dispozitave ligjore për përfaqësim të barabartë të të gjitha entiteteve të certifikuara nga KQZ.

“Një mënyrë e tillë për të ndikuar në politikat redaktoriale të medieve të pavarura është e papranueshme dhe cenon rëndë të drejtën e publikut për t’u informuar në mënyrë të drejt dhe të pavarur”, thuhet në reagim.

AGK pret nga PAN që ta rishqyrtojë kërkesën dhe të pranojnë debat të barabartë me të gjitha partitë e tjera të cilat garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 11 qershor 2017. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë