Loading…

AGK dënon gjuhën linçuese të grupit ‘me kryeministrin’ ndaj gazetarëve

  • 02/12/2021 | 12:09

AGK dënon gjuhën linçuese të grupit ‘me kryeministrin’ ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka pranuar me shqetësim vazhdimin e gjuhës linçuese të grupit ‘mekryeministrin’, në Facebook, transmeton Gazeta Metro.


Ky grup, i cili është hapur dhe funksionon në shërbim të partisë në pushtet dhe kryeministrit, Albin Kurti, vazhdimisht ka sulmuar gazetarë të medieve të ndryshme të Kosovës. Edhe pas rihapjes, grupi ka sulmuar një pjesë të medias duke i quajtur ato të Klanit Pronto.

Përkrahja publike e deputetes së Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ndaj këtij dhe kësaj gjuhe të përdorur, i vë seriozisht në rrezik gazetarët, andaj është e dënueshme dhe e prapranueshme për AGK-në.

Ftojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, të distancohen nga kjo gjuhë linçuese dhe të ndalojnë përkrahjen, qoftë indirekte për sulmet e tilla ndaj gazetarëve.

Më poshtë keni edhe një linçim që ka ndodhur dje ndaj gazetarisë dhe medias në vend. /gazetametro.net

Grupi i ri ‘me kryeministrin’ nis linçimet ndaj mediave, Fitore Pacolli hidhet në përkrahje të tyre

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
mark[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë