Loading…

Agjenti serb Demo Berisha, qeverisë tonë i adresohet si ‘e ashtuquajtura Qeveria e Kosovës’

  • 12/03/2020 | 18:06

Agjenti serb Demo Berisha, qeverisë tonë i adresohet si ‘e ashtuquajtura Qeveria e Kosovës’

Edhe pas më shumë se 20 vjet çlirimi të Kosovës, ka akoma shqiptarë që jetojnë në Serbi që vazhdojnë të mos e njohin realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, disa nga ata u janë bashkangjitur politikës serbe me përpjekjen që ta rikthejnë pushtuesin serb, njëri nga ta është edhe Demo Berisha, shkruan Gazeta Metro.


Në vazhdën e veprimeve të tij në dëmë të interesave të Kosovës, Demo Berisha shqiptari më kontrovers në Serbi, i ftuar dje si analist në Radio Sputnik Serbija, e quan Qeverinë e Kosovës, sikurse shefi i tij, Aleksandar Vucic, “e ashtuquajtura Qeveri e Kosovës”.

Demo Berisha, kryetar i OJQ “Amëza e Shqiptareve në Serbi”, ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe ka përfunduar karrierën e tij në ushtrinë e Serbisë, duke punuar një kohë të gjatë në policinë ushtarake.

Përveç kësaj, Berisha në 2019, ka marrë pjesë në Samitin e parë të Diplomacisë Popullore Ruse dhe Ballkanase, ku morën pjesë disa nga shtetet e ish-Jugosllavisë, e cila u mbajt ne Voronjezh të Rusisë, me ftesën e organizatorit te samitit, Lubomir Radinovic (Любомир Радинович). Radinovic është Kryetar i Degës Rajonale të Partisë Politike Ruse “Rodina”.

Gazeta Metro ka arritur të siguron foto nga takimi i Demo Berishës me pjesëtarët e Qendrës Humanitare Ruse të Nishit, në këtë Samit.

I njëjti, në debatin televiziv të zhvilluar në vitin 2016 në medium serb Kanal 9, ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë ndërsa krimet që ushtria serbe ka kryer para luftës dhe gjatë luftës në Kosovë nuk e kanë penguar atë aspak të qëndronte në ushtrinë serbe.

Demo Bersiha përveç tjerash ka marrë pjesë edhe në ndejën e organizuar nga veteranet e policisë ushtarake serbe, shoqata “Veterani” nga Novi Sad, ku shumica prej tyre, kanë marrë pjesë edh në luftën në Kosovë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë