Loading…

Agjenti i tij u takua me pronarin e Chelsea, mësohet se a është në shitje Cristiano Ronaldo

  • 26/06/2022 | 13:26

Agjenti i tij u takua me pronarin e Chelsea, mësohet se a është në shitje Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk është në shitje dhe Manchester United pret që ai të qëndrojë në Old Trafford, pavarësisht raportimeve që e lidhin yllin portugez me një lëvizje të bujshme te Chelsea, transmeton Gazeta Metro.


Dështimi i United për t’u kualifikuar në Champions League dhe mungesa e nënshkrimeve deri më tani këtë verë ka bërë që Ronaldo të dëshirojë të largohet.

Agjenti i tij Jorge Mendes u takua me bashkëpronarin e ri të Chelseat, Todd Boehly, javën e kaluar dhe Ronaldo u përmend gjatë takimit, por menaxheri i ri i United, Erik ten Hag, ka konfirmuar se Ronaldo është pjesë e planeve të tij të së ardhmes.

Ronaldo u kthye te United verën e kaluar, 12 vjet pasi fillimisht u largua nga klubi për Real Madridin dhe shënoi 24 gola në 38 ndeshje për të përfunduar si golashënuesi më i mirë i klubit në të gjitha garat.

Është përfolur shumë gjatë kësaj vere se asi i United do të largohet, me ekipe si Chelsea e Bayern të interesuara për të, mirëpo Sky Sports insiston se portugezi do të mbetet te gjiganti anglez, me gjithë dështimet që kanë kaluar sezonin që lamë pas.

Ronaldo do të jetë 38 vjeç kur kontrata e tij me United të përfundojë verën e ardhshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë