Loading…

Agjenti i Dembele i drejtohet Barcelonës: Nuk mund të na shantazhoni

  • 18/01/2022 | 19:32

Agjenti i Dembele i drejtohet Barcelonës: Nuk mund të na shantazhoni

Ousmane Dembele duket se përfundimisht ka ndarë rrugët me Barcelonën, pas fjalëve të fundit të agjentit të tij.


Një një prononcim për RMC Sport, Moussa Sissoko, agjent i Ousmane Dembele ka thënë se Barcelona po e humb vet anësorin francez.

Sipas Sissoko, Barca po ushtron presion dhe po tenton shantazh të lojtarit duke i thënë se nuk do të ketë minuta gjashtë muaj nëse nuk rinovon kontratën.

“Po ushtrojnë presion, por nuk funksionon me njerëz sikur ne. Ndoshta funksionon me agjentë që janë të afërt me Barcelonën. Ky nuk është rasti ynë, jam këtu për interesin e lojtarit”, ka thënë Sissoko, transmeton lajmi.net.

“Po, ne kemi kërkesa të larta, por ne kemi treguar në të kaluarën se karriera e Ousmane nuk drejtohen nga paratë. Nuk ka negociata me Barcelonën, ka kërcënime se ai nuk do të luajë. Kjo nuk lejohet”, shtoi francezi.

“Nuk e dimë çfarë do të bëjmë. Asgjë s’është vendosur, por menaxhmenti po e humb Ousmane vet”, ishin fjalët e agjentit të Dembele.

Sot kishte disa raportime nga Toni Juanmarti se Dembele i ka thënë Xavit se dëshiron rinovimin e kontratës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë