Agjenti i Arthur Melo, Federico Pastorello gjatë një interviste ka deklaruar se lojtari i tij kishte qenë afër transferimit në janar tek skuadra angleze, Arsenal. Ai ka lënë të kuptohet gjithashtu se braziliani mund të largohet gjatë verës, transmeton Gazeta Metro.
Arthur Melo pavarësisht se ka luajtur në shumicën e ndeshjeve këtë sezon, pritet të largohet gjatë verës për shkak të pozitës jo të mirë sipas agjentit të tij, që është duke e vendosur trajneri italian, Massimiliano Allegri.
Më tutje ai bën krahasim edhe mes dy trajnerëve Maurizio Sarrit dhe Allegrit, ku thotë se ish-mesfushori i Barcelonës po të ishte nën drejtimin e Sarrit do të luante sikurse Jorginho.
”Në janar ai ishte afër Arsenalit. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për t’u margjinalizuar, duhet të mendojë edhe për kombëtaren. Me Sarrin ai do të kishte luajtur sikurse Jorginho, por pavarësisht se Allegri e respekton, Allegri dëshiron dy mesfushorë të strukturuar fizikisht. Nuk është në interesin e askujt të vazhdojë në këtë situatë,” tha ai.
25-vjeçari këtë sezon me ‘Zonjën e Vjetër’ është paraqitur në 31 takime derisa nuk ka arritur të realizoi asnjë gol dhe ka regjistruar vetëm një asistim. /gazetametro.net