Loading…

Agim Veliu shkarkohet edhe nga kryetari i degës së LDK’së në Podujevë?

  • 09/06/2021 | 20:17

Agim Veliu shkarkohet edhe nga kryetari i degës së LDK’së në Podujevë?

Duket se Agim Veliu ka marrë edhe një shkarkim të radhës, në këta pak muaj.


Sipas disa publikimeve nga disa aktivistë të Lidhjes Demokratike, Agim Veliu, nuk është më kryetar i degës së kësaj partie në Podujevë.

Këtë post duket se tani e tutje do ta drejtojë ish-deputeti, Ekrem Hyseni.

Hyseni është zyrtarizuar edhe si kandidat i Lidhjes Demokratike për kryetar të Podujevës.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e para një ore, ku janë zyrtarizuar disa kandidatura për kryetarë komunash.

Veliu ka udhëhequr me degën e LDK-së në Podujevë për më shumë se dy dekada. Ai kishte qenë kryetar i Podujevës për pesë herë radhazi.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë