Loading…

Agim Bahtiri ka një kërkesë për Vjosa Osmanin

  • 23/03/2020 | 19:54

Agim Bahtiri ka një kërkesë për Vjosa Osmanin

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i ka bërë kërkesë Kryeparlamentares Vjosa Osmani që ta shtyjë seancën për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bahtiri ka thënë se seanca duhet të shtyhet për një kohë më të përshtatshme.

“Në këtë kuadër, ftoj edhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, që të shtyej për një kohë të përshtatshme seancën e thirrur për mocionin e ngritur nga LDK-ja, pasi që nuk ka kushte për mbajtjen e saj bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për masa mbrojtëse nga koronavirusi COVID-19

“Rreziku nga koronavirusi COVID-19 është shumë i madh, ku sot edhe Kryeministri i Shqipërisë dha lajmin se parashikohet që 60-70% e popullsisë të preket nga ky virus. Andaj, duhet të marrim masa mbrojtëse ekstreme për mos përhapjen e tij”, ka thënë ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë