Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, ka bërë me dije shefit të tij Behgjet Pacollit, se dëshiron që AKR të bëjë koalicion me VV’në, nëse nuk ndodhë kjo e fundit ai ka thënë se do të largohet nga partia, shkruan Gazeta Metro.
Bahtiri ka paralajmëruar Pacollin se dëshiron koalicion me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, ai ka thënë se nëse nuk ndodhë kjo gjë ai do të jap dorëheqje nga partia.
“Unë jam në AKR dhe jam i fuqishëm në AKR, po shpresoj që do të lëvizim më përpara në drejtim të bashkërenditjes të një force politike që ne jemi duke hulumtuar, po shpresoj që përsëri do të jemi në qeverisje por jo në këtë qeverisje, që prej fillimit kam qenë kundër saj. Do të bëjmë një qeverisje ndryshe, e cila besoj do të jetë në të mirën e qytetarëve të Kosovës. Kërkoj koalicion AKR-VV, jam i bindur që do të më dëgjojnë të gjithë, përndryshe unë do të marrë një pjesë të AKR-së, dhe do të lëvizi në këtë drejtim”, ka thënë Bahtiri në RTV Dukagjini.
Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit komunale Agim Bahtiri fitoi për herë të dytë Mitrovicën pas një ndihme të madhe të ofruar nga Albin Kurti dhe partia e tij atje./gazetametro.net