Loading…

Agim Bahtiri është bërë ‘shok i ngushtë’ për Albin Kurtin |FOTO

  • 01/09/2018 | 18:29

Agim Bahtiri është bërë ‘shok i ngushtë’ për Albin Kurtin |FOTO

Për raportet e mira në mes të Albin Kurtit dhe kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, tashmë veç dihet.


Madje, në një kohë u përhap lajmi se Bahtiri ka aderuar në Vetëvendosje, shkruan gazetametro.net

Kjo doli të mos jetë kështu, por megjithatë ishte rezultat i diçkaje që vërtet qëndron; të raporteve të ngushta që këta të dy kanë ndërtuar.

Si duket, kjo përveç që është rezultat i nevojës së Bahtirit për shkak të koalicionit me VV në Mitrovicë dhe për shkak të admirimit ndaj parimeve të kësaj partie, është edhe rezultat i Kurtit të gjejë mbështetje te dikush tjetër.

Dikur Kurti qëndronte në shoqëri me të dorëhequrit e VV’së, tani rivalë politikë, kur donte ta kundërshtonte Hashim Thaçin, por në mungesë të tyre ai ka gjetur zëvendësim.

Kurti ka gjetur ngushëllim tek Bahtiri, i cili po vazhdon të përdorë gjuhë populiste karrshi veriut të vendit dhe çështjes së dialogut.

Për më tepër, sikur për të koinciduar me retorikën dhe qëndrimet politike të Kurtit, Bahtiri javë më parë ka kërcënuar me protestë dhe javën e shkuar, Kuvendi i Komunës që ai udhëheq ka miratuar një deklaratë ku bëhet thirrje të mos diskutohet territori në Bruksel.

Madje, Bahtiri ua kishte bërë të obliguar pjesëmarrjen në tubim zyrtarëve të Komunës së Mitrovicës.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Albin Kurti në disa paraqitje, duke akuzuar Thaçin për ndarje të Kosovës dhe duke kërcënuar me protesta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë