Reperi kosovar që jeton në Amerikë, Unikkatil, mbrëmë ka mbajtur koncert madhështor në stadiumin ‘Adem Jashari’. Përformancën e tij nga afër e ka ndjekur edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bahtiri ka pasur vetëm lëvdata për reperin.
“Njëri prej artistëve më të mëdhenj shqiptar, sonte erdhi nga ShBA për t’i thënë JO ndarjes së veriut”, ka shkruar kryetari bashkëngjitur një fotografie nga koncerti.
Ndonëse paraqitje publike bën shumë rrallë, këngët e Unikkatil mbeten hite dhe ai konsiderohet si një prej reperëve më të mirë shqiptarë./gazetametro.net