Loading…

Agim Ademi edhe sot do të qëndrojë në spital, kjo është gjendja shëndetësore e tij

  • 23/03/2023 | 12:33

Agim Ademi edhe sot do të qëndrojë në spital, kjo është gjendja shëndetësore e tij

Agim Ademi do t’i kalojë në spital 48 orët e masës së ndalimit, e cila iu shqiptua dje me urdhër të Prokurorit të shtetit.


Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës po vazhdon të qëndrojë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u shtrua pasditen e djeshme pasi nuk u ndie mirë në aspektin shëndetësor, pak orë pas intervistimit dhe pas dërgimit në mbajtje.

Kreu i FFK-së është shtruar në Klinikën Kirurgjike Torakale, ndërsa do të qëndrojë në spital deri nesër.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Gazetën Express” drejtori i Klinikës Kirurgjike Torakale, Nazmi Kolgeci.

“Si gjendje nuk është e keqe, është stabile për momentin. Mbrëmë është pranuar në orët e vona dhe është në përkujdesje të mjekëve. Në bazë të rezultateve të analizave, do të vendoset për gjendjen e tij të ardhshme”, njoftoi ai.

“Dje është pranuar dhe sot nuk mund ta lirojmë pasi normalisht që për 24 orë duhet të përcillet gjendja e tij dhe më pas, prej nesër e tutje do të vendosim, shtoi doktor Kolgeci.

“Përpos problemeve torakale, e ka edhe një problem urologjik, prandaj do të ketë edhe kontrolle shtesë”, përfundoi ai.

Ademi pritet të lirohet nesër nga spitali dhe pritet të dalë para gjykatës pasi do t’i përfundojnë 48 orët e ndalimit.

Kryetari i FFK-së është arrestuar nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”, ndërsa në raportin e sotëm policor u tha se Ademi dyshohet për keqpërdorim të buxhetit të FFK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë