Loading…

Agani mbledh kryesinë, PD me përçarje

  • 29/01/2017 | 13:42

Agani mbledh kryesinë, PD me përçarje

Partia e Drejtësisë është duke mbajtur mbledhjen e kryesisë.


Feridan Agani, kryetar i kësaj partie, ka thënë që gjatë mbledhjes së sotme do të diskutohen çështjet politike të Kosovës që po ndodhin, por edhe çështjet e brendshme të kësaj partie.

Kjo pasi muaj më parë, disa anëtarë nga kjo parti kanë zgjedhur një kryesi të re dhe një kryetar të ri, të cilët po thirren në emër të partisë.

Agani ka thënë se është kryetari i vetëm legjitim i partisë, dhe ka than se ju kanë bërë ftesë edhe atij grupi të pakënaqur që të marrin pjesë në këtë mbledhje.

Ish-ministri ka shtuar se ju ka dhënë kohë dy javë të reflektojnë “që të bashkëpunojmë së bashku në të mirë partisë dhe vendit”.

Në mbledhjet e kryesisë nuk është parë ndonjëri nga anëtarët e kryesisë të grupit tjetër. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë