Loading…

Afrona Dika konfirmon për publikun pritjen e ëmbël

  • 10/08/2026 | 15:14

Afrona Dika konfirmon për publikun pritjen e ëmbël

Afrona Dika ka ndarë një prej lajmeve më të bukura nga jeta e saj private.


Në ditën e saj të lindjes, ajo ka zbuluar se është në pritje të ëmbël, duke publikuar disa fotografi ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

“Kjo ditëlindje ndihet edhe më e veçantë. Jam shumë mirënjohëse për mrekullinë e vogël që po rritet brenda meje”, ka shkruar Afrona krahas fotografive, raporton Prive.

Lajmi vjen disa muaj pasi Afrona konfirmoi se është fejuar, ndërsa identitetin e partnerit të saj ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Tashmë, çifti po hap një kapitull të ri në jetën e tyre, teksa Afrona do të bëhet nënë.

Ajo nuk ka zbuluar ende gjininë e foshnjës apo detaje të tjera rreth shtatzënisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë