Loading…

Aferë në sektorin e energjisë në Serbi

  • 29/11/2016 | 14:05

Aferë në sektorin e energjisë në Serbi

Për shkak të keqpërdorimeve  Serbia ka shkarkuar dhjetra udhëheqës në ndërmarrjen publike, Elektroekonomia.

Këtë e konfirmoi edhe kryetari i Këshillit mbikqyrës i Elektroekonomisë së Sërbisë, Branko Kovacevic, i cili tha se kontrolli i brendshëm i kësaj ndërmarrjeje ka zbuluar se ekziston dyshimi i bazuar në aferën korruptive në të cilën sektori i energjisë është dëmtuar për dhjetëra milion euro, për çka janë ndërruar apo transferuar rreth 15 udhëheqës, transmeton gazetametro.net.

“I kanë falsifikuar çmimet (nëpër tenderë), thjesht ato nuk ishin çmime të cilët janë aprovuar. Janë ndërruar decimalet e dytë apo të tretë, e në EPS është gjithçka e madhe dhe decimalet shëndërrohen në miliarda dinarë. Energjia është një nga sektorët më profitabil, pak ndërrohet, lajmërohet konkurenca sa të ulë çmimin dhe pastaj shkohet në tender ku kriteriumi kryesor është çmimi më i ulët”, ju sqaroi Kovacevic gazetarëve.

Ai konsideron se këta individ duhet të sankcionohen, dhe shton se Këshilli mbikqyrës ende nuk i ka informatat zyrtare për gjithë këtë, thotë se kontrolli i brendshëm ka ardhur deri në disa shënime dhe në bazë të tyre ekziston dyshimi i bazuar se këtu bëhet për falcifikim, gjë që në një mënyrë hyn në një lloj të aferës korruptive.

“Ata për këtë i kanë lajmëruar organeve shtetërore dhe tani ata mirren me këtë”, përfundon Kovacevic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë