Loading…

Afër konsensusit për temat e mëdha: S’morën pjesë VV dhe Lista Serbe |VIDEO

  • 08/05/2018 | 15:15

Afër konsensusit për temat e mëdha: S’morën pjesë VV dhe Lista Serbe |VIDEO

Ka përfunduar tryeza e thirrur nga PDK, si e dyta me radhë pas asaj të thirrur nga LDK. Në këtë tryezë, janë diskutuar tema me interes nacional për Kosovën, dhe sipas nikoqirit, Kadri Veseli, partitë janë afër konsensusit për këto tema.


Veseli ka bërë të ditur se përveç tjerash, janë diskutuar edhe temat, si reforma zgjedhore, dialogu me Serbinë, dhe të tjera të ngjashme.

Ai ka thënë se të gjitha partitë kanë qenë të pranishme në këtë takim, përveç Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

Në konferencë për media, pas takimit ka folur edhe nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu. Ai ka thënë se është me rëndësi se ekziston një konsensus i të gjitha partive politike që të adresohen të gjitha temat me interes nacional për Kosovën, dhe ato të tejkalohen.

Veliu ka thënë se këto tryeza duhet të vazhdohen që të arrihet një konsensus, pasi koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën e nevojshme për tema më të vogla e le më për këto tema të mëdha. LDK sipas tij, është e gatshme të jap kontributin e saj.

Në anën tjetër, Blerim Kuçi, përfaqësues i AAK’së, ka bërë të ditur se është krijuar një grup punues, i cili do të përzgjedh se cilat do të jenë temat, në tryezat e radhës.

Kuçi ka thënë, se bëhet fjalë për tema, në të cilat është kërkuar konsensus nacional që prej 10 vitesh, por që nuk është arritur deri tani. Ai ka thënë se tani ka shpresë që kjo të arrihet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë